.
×

Lumi B: Hajde mbajmë koncert humanitar për politikanët, ishin duke vdekur urie more



Këngëtari kosovar i njohur si Lumi B, ka ironizuar me deklarimin e pasurisë së politikanëve.

 

Në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një video ku u bën thirrje kolegëve të tij këngëtarë që të organizojnë një koncert humanitar për politikanët.“I pash këto deklarimet e pasurisë së këtyre politikanëve. E kom një kërkesë për krejt këngëtarët, a e bonja një koncert humanitar o vëlla, këta ishin duke vdekur uni more këta politikanët tonë”, ka thënë ai.Së fundmi Lumi B, ka publikuar këngën “Makiato”, të cilën e ka vizuelizuar me videoklip.

 

Ehhhh politikaaaa….

A post shared by LumiB (@lumib) on