[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Luftë’ në PDK, shkak ndarja e posteve – Ja kush me kë po bëjnë gara



 

Botapress, 6 Shtator – Marrja e pak ministrive nga PDK-ja, ani pse është partia me numrin më të madh të deputetëve nga të gjitha partitë e koalicionit që po e formojnë Qeverinë e re, ka bërë që të të sjellë telashe tek kjo parti.

 

Emrat e propozuar dhe si të mundshëm për tu bërë pjesë e Qeverisë së re, nuk po gjejnë darkodim dhe harmoni nga anëtarët e këtij subjekti politik.

 

As vetë shefi i kësaj partie, Kadri Veseli, nuk po arrin ti qet në ‘ujdi’ punët në partinë e tij dhe të sjellë ‘harmoni’ brenda saj, ani pse konsiderohet si më i fuqishmi.

Janë vetëm një ose dy emra që shihet si i pranueshëm edhe nga partia, përfshirë këtu Uran Ismailin, shkruan Gazeta NewBorn.

Ndërsa emra si Besim Beqaj, Enver Hoxhaj, Mimoza Ahmetaj e Blerta Deliu si dhe disa emra të tjerë kanë ndarë në ‘copë, copë’ PDK-në, duke bërë që të shpërthejnë pakënaqësi brenda saj.

Tani kur ditët po afrohen për formimin e Qeverisë së re, PDK-ja është futur në sikletin dhe hallin më të madh, duke iu frikësuar kështu edhe ndarjes së mundshme, duke pasur parasysh edhe rënien drastike në zgjedhjet e 11 qershorit.

Megjithatë Kadri Veseli, pra lideri i saj është i interesuar që të gjej emra të përshtatshëm dhe të pranueshëm edhe nga partia për ti vën në shëbrim të Qeverisë së re.

Menu Title