.
×

Luana lë borën, shkon në Maldive



Luana Vjollca ka lënë motrat e saj në alpet e Austrisë dhe ka ikur në një vend më ekzotik për pushime.

Është fjala për ishujt Maldive ku prezantuesja dhe këngëtarja ka postuar fotografi nga Maldivet e ku mësohet se bashkë me të është edhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj.

Luana fillimisht ishte në alpet e Austrisë bashkë me motrën e saj Marinën dhe me Getin, derisa ky pushim i këngëtares erdhi pas publikimit të këngës së saj më të re “Boll u bo tuj vujt”.