.
×

Luan Gacaferi: Isa Mustafa apo Edi Rama! Kush është patrioti e kush tradhtari?



“Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”. Po është e vërtetë që Isa Mustafa ka jetuar në Jugosllavi dhe i ka shërbyer gjatë atij sistemi dhe atij ish shteti! Siq është e vërtetë që Isa Mustafa dhe mbi 2 milionë shqipëtar tjerë të Kosovës u detyruan te jetojnë në Jugosllavi sepse ishte pikerisht një “Edi Ramë” (Enver Hoxha) tjetër para teje që i tradhëtoi shqipëtarët e Kosovës në luftën e tyre për bashkim kombëtar gjatë dhe pas luftës së dytë botërore dhe jo vetem se bashku me Titon e Rankiviçin vendosi Kosoven nen pushtimin serb.

Por është edhe shumë e vërtetë që Isa Mustafa e njeh me mirë se gjithkush tjetër dinakërin e Serbëve që e kanë dominuar atë shtet! Prandaj do bëje mirë qe para se të ndërmarresh hapa vetëvrasës si ky me Mini Jugosllavinë, te konsultohej pikerisht me Isa Mustafën sepse nëse ka një ekspert që i njeh mirë dhe shkëlqyeshëm planet, dredhitë dhe pabesite Serbe është pikërisht Isa Mustafa!

Por mos harro Edvin se ti përveç që i ke shërbyer sistemit më vrastar në Evropë, siq ishte ai i Enver Hoxhës, ti je edhe djali një krimineli që firmosi  të vrasë, të varë në litar intelektual shqipetar, internoi dhe izolojë bashkombasit e vetë! Dhe kurrë nuk ke kërkuar ndjesë për veprat barbare të babait tëndë! Isa Mustafa në asnjë rast nuk ka kërkuar e aq më pak, nënshkruar vendime gjykatash Jugosllave për varje të intelektualëve shqiptarë të Kosovës!Isa Mustafa si njeri nga bashkpuntoret me te aferte te Presidentit Rugova dhe keto vitet e fundit ne funksionet e kryeministrit te Republikes se Kosoves dhe kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves ka qene per ty, mikun tend Vuçiç dhe argatet e Beogradet ne Prishtine pengese e madhe ne perpjekjet per krijimin e Serbise se Madhe duke ndare dhe coptuar Kosoven.

Dhe e fundit që nuk kam si mos t’a themë, është se Isa Mustafa sot për sot është nja 1 milionë herë ma patriot dhe me pro bashkimit kombëtar se ti Edi Rama!

Me respekt Luan Gacaferi.

  1. Kete postim te Luan Gacaferit e ka shperndare ne murin e tij ne Facebook, Sali Berisha ish-presidenti e ish- kryeministri I Shqiperise.