.
×

Lorenzo Insigne flet pas ndeshjes me Suedinë, ja çfarë thotë për trajnerin



 

Në rikthimin e tij në Napoli, pas barazimit të së hënës në “San Siro” ndaj Suedisë, që shënoi edhe eliminimin e Italisë nga finalet e Botërorit, Lorenzo Insigne deklaroi:

“Më vjen keq që nuk do të shkojmë në Botëror sepse është një kompeticion shumë i bukur. Dhamë shpirtin deri në fund. I kërkojmë falje popullit të Italisë, do të rimëkëmbemi herën tjetër”

“Kam thënë gjithmonë se do t’i pranoja zgjedhjet e trajnerit, kështu është në rregull. Nuk pendohem, dje ishte një ndeshje për tu fituar. Trajneri besoi se ata ishin burrat e duhur. Pranoj zgjedhjes, sepse me fanellën e përfaqësueses kështu duhet bërë gjithmonë. Unë do të jem gjithmonë në dispozicion të kombëtares. Ta udhëheq? Nëse do ta kem këtë detyrë, shpresoj të jem në lartësinë e duhur. Objektivi im tani është titulli kampion me Napolin. Do të japim gjithçka për të arritur të parët në maj”, përfundoi ylli i Napolit, Insigne.