[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Loredana e harron Mozzikun, shfaqet duke ia mbajtur dorën një mashkullit tjetër



Reperja e njohur Loredana ka udhëtuar së fundmi në Paris. Gjatë rrugës publikoi në Instastory një foto në të cilën shihej duke mbajtur duart e një mashkulli, pa bërë të ditur identitetin e tij.

Duke qenë se dhe producenti i muzikës Macloud, me të cilin reperja ka punuar që në fillim të karrierës, ndodhet në Paris, nisën aludimet se ai mund të jetë mashkulli misterioz në Instastoryt e saj.

Pas zërave për një lidhje të mundshme mes tyre, Loredana ka vendosur të reagojë. Me anë të një fotoje të publikuar në Instastory, reperja ka konfirmuar se ajo dhe Macloud janë bashkë! Në foton në fjalë, Loredana shihet krah Macloud rrugëve të Parisit, në qytetin e dashurisë, dhe kjo foto i ka thënë të gjitha.

Menu Title