[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Londër: Makina përplaset me kalimtarët në trotuar, 5 të lënduar



Një makinë i ka shtypur pesë kalimtarë në trotuar në jug të Londrës.

Incidenti ka ndodhur sot në mëngjes afër garazhës së autobusëve “Catford” në Bellingham, kur makina doli nga rruga dhe u përplas në një mur, transmeton Express.

Një numër kalimtarësh janë lënduar, ndërsa rruga është mbyllur derisa policia të kryejë hetimet.

Dëshmitari i rastit Jonathan Brown shkroi në Facebook: “Aksident i madh me makinë në rrugën “Bromley”.. plot policë, ambulanca, e madje edhe një helikopter në vend të ngjarjes.. një person ka mbetur i bllokuar nën makinë dhe dy të tjerë janë lënduar.”

Një zëdhënës i policisë Scotalnd Yard ka thënë: “Policia është thirrur sot rreth orës 8.30, pas një raporti për një makinë që është përplasur për muri dhe një numër kalimtarësh.”

Menu Title