.
×

Loja e Listës Srpska, zyrtarisht nuk janë larguar asnjëherë nga Qeveria



Botapress, 16 maj-

Rasti i Marko Gjuriq në Kosovë që rezultoi me arrestimin e tij për shkak të vizitës ilegale në veri të Mitrovicës acaroi raportet e Listës Serbe me qeverinë kosovare. Madje partia serbe kërcënoi edhe me largim nga koalicioni qeverisës. Por edhe pas dy muajsh që kur Lisa Serbe tha se u largua nga Qeveria, këtë nuk e kanë bërë ende zyrtarisht. Ministrat serbë po vazhdojnë të marrin vendime në dikasteret e tyre.
Lista Serbe është shprehur e bindur se nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, sepse sipas tyre, të gjitha shkaqet që kanë dërguar në tërheqjen e këtij subjekti nga institucionet e Kosovës, nuk janë larguar.

Ky subjekt politik ditë më parë, përmes një komunikate për media, sqaroi se nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve të tyre dhe nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës. Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik kosovar.

Qeveria e Kosovës në arsyetimin e tyre për situatën e partisë serbe thonë se tërheqjen nga koalicioni qeverisës kjo parti ende nuk e ka bërë zyrtarisht.

“Lista Serbe ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen zyrtare në Qeverinë e Republikës se Kosovës”, ka thënë Donjeta Gashi, zëdhënëse e qeverisë.

Ndonëse po insistojnë se qëndrimi tyre (Listës Serbe) është i pandryshuar, ministrat e kësaj partie po marrin vendime.

Nenad Rikalo, ministër i Bujqësisë në Qeverinë së cilës i bën opozitë, të enjten, e ka pezulluar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari, pasi kishte dështuar ta bindte që jashtëligjshëm t’i përcilleshin mbi 80 mijë euro një kompanie.

Lista Serbe, është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë dhe largimi i saj e lë qeverinë pa shumicën në parlament duke krijuar rrethana të reja në vend, që mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme apo rikonfigurim të qeverisë.

Ndërkaq Harandinaj, mohoi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, vendosi të largohet nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të mbajtur në Boegrad./