.
×

Loja e Beogradit me “Mbrojtjen Civile”



Marrëveshja për shuarjen e “Mbrojtjes Civile”, në veri, dhe sistemimi i strukturave ilegale në institucione të Kosovës, mund të jetë “thikë me dy tehe”, vlerësojnë politikanë në Prishtinë.

Sipas tyre, Beogradi është duke e luajtur një lojë të tillë, ku Brukselit po i thotë “unë po shuaj strukturat paralele” në veri, e në fakt ajo që po bën është që po rrit ndikimin politik dhe ekonomik brenda institucioneve të Kosovës, përmes Listës Serbe dhe Asociacionit të Komunave serbe në veri, shkruan ‘Zëri’.

 Para pak ditësh, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes tri palëve, Kosovë, Serbi, BE, për t’i dhënë fund strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”. /Zëri/