.
×

Lladrovci reagon sërish: Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!



 

Botapress, 16 maj – Zënka mes kryetarit të Drenasit dhe Mialim Zekës nuk po përfundon.

Ladrovci mëngjesin  sotëm paralajmëroj padi për shpifje ndaj Milaim Zekës, duke thënë se ai po shpifte në akuzat që thoshin se Lladrovci ka kërcënuar Thaçin për një vrasje.

Zeka duke folur për Gazetën Blic kishte thënë se e mirëpret padinë e Lladrovcit.

Mirëpo Zeka nuk u ndal me kaq, ai vetëm sa shtoj ‘dozën’ e akuzave, duke thënë se i qëndron pas të gjitha fjalëve që ka thënë dhe se për këtë do të ofrojë si dëshmi në gjyq edhe tri letrat me nënshkrimin e Lladrovcit, ku sipas Zekës në to dëshmohet se kryetari aktual i Drenasit e ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se qëndron pas vrasjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dëshmorin, Behajdin Allaqi.

Milaim Zeka thotë se Ramiz Lladrovci përmes këtyre kërcënimeve ka arritur ta shantazhojë Presidentin Thaçi, ku përmes këtyre shantazheve ka arritur të bëhet ambasador dhe kryetar komune.
E sërish ka reaguar Lladrovci. Ai ka thënë se është përgatitje të padisë dhe se kur të ndalet “Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!”

Ky është reagimi i plotë i  Lladrovcit raporton GazetaBlic.

Reagim ndaj shpifjeve të reja të Milaimit, Tellall që s’ka të ndalur!

Pretendimet e mia se mbrëmë, Milaim Zeka ka shpifë, dhe do ta padis, ka nxitë gjithë vrerin e këtij tellalli, duke zgjeruar shpifjet me personazhe e personalitete tjera të jetës publike.

Sqaroj opinionin dhe personalitetet dhe familjarët e tyre, të apostrofuara nga Milaim Zeka se kurrë në jetën time as nuk i kam paditur, as akuzuar as shantazhuar.

Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka.

E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve.

Milaim Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin, sepse është i tillë. Plot damka që në thelb e kanë rrenën.

Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!