.
×

Liverpooli vazhdon me formën e lartë, shkëlqen Shaqiri



Liverpooli ka arkëtuar tre pikë në gjiron e gjashtë, për të vazhduar formën e 100 për qind këtë edicion në Premier Ligë.

Në Anfield Road skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti Southamptonin me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net. E në ndeshjen e tij të parë nga minuta e parë Xherdan Shaqiri e shfrytëzoi për mrekulli, duke u përfshirë në dy gola, të parin dhe të tretin.

Hoedt i dha epërsinë Liverpoolit pasi shënoi autogol, nga një devijim i topit pas goditjes së Xherdan Shaqirit. Epërsinë e dyfishoi Matip, që shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 21 pas asistimit nga Alexander Arnold.

Ndërsa golin e gjeti edhe Mohamed Salah në minutën e 45+3, që shënoi pasi goditjen e fuqishme të Shaqirit nga gjuajtja e lirë e ndali shtylla dhe në zonë më së miri u gjend Salah.

Në krye të tabelës Liverpooli ka 18 pikë./BP/