.
×

Liturgji politike e kryepopit të Serbisë në Pejë



Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej po qëndron për vizitë disa ditore në Kosovë me qëllim që, siç njoftojnë medie serbe, në ditët para Pashkëve, serbëve vendës t’ua forcojë shpresën e dëshirën për të qëndruar në këto hapësira.

Ai në Patrikanën e Pejës ka mbajtur një liturgji, kryekëput politike, të cilën e kanë dëgjuar nxënës serbë të shkollave të mesme nga Graçanaica, Priluzhja, Laplasella e Gushterica. Këtyre nxënëse ai u ka folur për rëndësinë e edukimit të tyre ndërsa i ka thirrur që ta marrin përsipër udhëheqjen e popullit serb në Kosovë.

keni mbetur në themelet e paraardhësve tuja për të ruajtur vendet tuaja të shenjta, varret e të parëve dhe këtë vend tonin të shenjtë e të bekuar. I lutemi Zotit t’iu qëndroni të gjitha këtyre vuajtjeve të tashme dhe lutemi që Zoti t’ua kthjellojë mendjen atyre që kanë shkuar nga Kosova që të mos e harrojnë Kosovën por që ngadalë të kthehen në të“, citon Kossev të ketë thënë patriarku serbe.

Ka shtuar se “e di që vuajtjet e popullit serb nuk janë të vogla, porse me ta është Zoti dhe i gjithë populli serb”.

„Bëjuni të qëndrueshëm, vëllezër motra, bëjuni të denjë për historinë tuaj, ruajeni këtë vend të shenjtë tonin dhe dijeni që i gjithë populli serb, jo vetëm ai në Serbi, por i gjithë populli serb i shpërndarë nëpër botë, të gjithë ata mendojnë dhe i lutën Zotit që Zoti ta ruajë Kosovën tonë të shenjtë. Nuk jeni vetëm, me ju është i gjithë populli serb dhe ai do të bëjë çdo gjë që mundet që këto shenjtore të mëdha të ruhen e t’i përkasin popullit që i kanë përkitur qe më shumë se 1.000 vjet“, ka thënë Irinej.

Ai mendon se me rrjedhën e kohës situata në Kosovë do të jetë në favor të popullit serb: .

„Faleminderit Zotit, duket se ata që i kanë kontribuuar kësaj situate, po hapin ngadalë sytë dhe po shohin se kanë gabuar e po tërhiqen ngadalë dhe shpresojmë se koha do të punojë për ne “, ka përfunduar ai.