.
×

“Lista Serbe ruan Serbinë në Kosovë”



Shefja e Qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se Lista Srpska po e ruan Serbinë në Kosovë, derisa ka shtuar se hyrja e tyre në Qeverinë e Kosovës e ka mbështetjen e kabinetit të saj.

 

“Lista Serbe ka marrë një vendim me përgjegjësi. Përkundër kritikave të papërgjegjshme nga disa anë, njerëzit e Listës janë ata që e ruajnë Serbinë në Kosovë, janë ata që kanë mbetur atje dhe që me përgjegjësi e përfundimisht të bashkuar, pa ndarje të brendshme, mbrojnë interesat tona në Kosovë” , ka thënë Bërnabiq për mediat serbe.Sipas saj, dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës është shumë i rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes më të mirë e më të qëndrueshme të saj.