[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lironi Rektoratin, ofroni bashkëpunim institucionit me të lartë të dijes



 

Nga Durim Balaj

Gjendja e krijuar së fundmi ne UP nga disa studentë të cilët nga e kaluara e tyre nuk me japin asnjë arsye që të mendoj së kanë për qëllim mbrojtjen e Universitetit, por vetëm sa të bejnë mjegull dhe të bllokojnë studentët qe të pajisen me dokumente pas diplomimit (Diploma) si dhe reklamim sa për të renë ne sy të tjerëve, nuk i kontribuojnë aspak krijimit të kushteve me të mira për studentët e UP-së. Prijësit e ketyre “protestave”, me sjelljet e tyre se fundi duke hyrë ne hapësirat e Rektoratit dhe fyerja e Rektorit nuk është sjellje e një studenti qe ja donë të mirën institucionit ku është duke u arsimuar, dhe së vet titulli i Prof. Dr. Ramadan Zejnullahut do duhej t’i bejë të mendojnë pak dhe të respektohet parimi i brejtjes së ndergjegjës. Perderisa Këshilli Drejtues si organi me i lartë i UP-së doli me qendrimin së zgjedhja e Rektorit është gjithçka ne rrugë ligjore dhe nuk është ne kundërshtim me Statutin e UP-së, si dhe Agjencioni Kundër Korrupcionit nuk ka dal me ndonje qëndrim rreth kesaj çeshtje, mendoj se protestat para Rekroratit janë të panevojshme dhe së Parlamenti Studentor do duhej të merrej me disa qeshtje tjera që po preokupojnë me shumë gjithë studentët siç janë: pajisja e njësive akademike me ngrohje gjatë dimrit, inicimi për hapësira bibliotekare, mbajtja e higjienes nepër hapësira universitare, kerkesa e tyre për vende të gjelberuara rreth njesive akademike (qe studentët gjatë pauzave mos të krijojnë tollovi brenda objekteve) etj., e jo te bllokojnë Rektoratin sepse kjo s’është ne të mirën e askujt. Ju të cilët po nxisni dhunë në UP, ne vend se të bllokoni hapësirat e Rektoratit me mirë do ishte të i ofroni Rektorit të nderuar bashkëpunim për daljen nga kjo gjendje e krijuar ne të cilën gjendje keni kontribuar edhe disa nga ju, duke fundosur gjithçka dhe duke menduar vetëm për interesat e juaja personale, dhe së me ketë çeshtje do duhej të merren organët përkatese e jo nje grup i caktuar studentësh pa përkrahjën e shumicës së studentëve. Me gjithë respektin për disa prej tyre qe vertetë ja dojnë të mirën UP-së, mendoj qe disa të tjerë me mirë është të marrin me seriozishtë studimin e tyre dhe tu lirojnë rrugën gjeneratave të reja të merren me organizimet brenda Universitetit sepse po me bejnë të mendoj së: Ose po bejnë “studim” të hatashem, ose e kanë gjetur veten aty duke menduar qe UP është pronë private e tyre. JO të nderuar, UP-së duhet të i kthehet nami qe ka pasur më herët e jo të shkoj drejtë humneres, dhe zotimi i Rektorit të sapo zgjedhur që të ndaloj korrupsionin dhe krimin qe ka kapluar ketë Universitet i cili me herët ishte shembull ne Rajon, me duket mjaftë serioz sepse ky zotim ka munguar qe një kohë të gjatë. Dhe krejt ne fund ftoj Parlamentin e Studentëve të UP-së qe të jetë me konstruktiv, si dhe të filloj të funksionalizohet dhe të merret me problemet e studentëve sepse Ata duhet të jenë shembull për studentët tjerë duke mbrojtur Institucionin me të lartë të dijës, e jo të nxisin protesta dhe dhunë ne hapësirat universitare.

Menu Title