.
×

Lirohet nga burgu Dibran Hoxha, pronari i lokalit të famshëm në Prizren (Foto)



 

Botapress, 11 Maj- Është liruar nga burgu Dibran Hoxha, pronari i lokalit të natës në Prizren, “Kobra City”.

I njëjti ishte prangosur para dy vitesh pas një bastisje që kishte bërë Policia e Kosovës me ç’rast ishin arrestuar edhe pesë persona të tjerë, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Hoxha njihej edhe si menaxher i valltares “Kallashi”.

Në disa emisioneve televizive, ai  kishte hedhur poshtë veprat me të cilat akuzohej.

“Veprat e mia nuk kanë lidhje me krim, por janë disa rrahje të cilat kanë ndodhur në mbrojtje të vendit ku punoj”, kishte thënë ai.