.
×

Lirohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit



Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi që ka ndodhur në vitin 2011, Radomir Kasalloviq, pas dorëzimit të tij të martën dhe intervistimit nga EULEX-i, është liruar për t’u mbrojtur në liri.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë për media avokati i tij, Lubomir Pantoviq.

Sipas tij, Kasalloviq është intervistuar të martën nga hetuesit e EULEX-it në jug të Mitrovicës dhe pastaj është liruar dhe do të mbrohet në liri.

Lidhur me vrasjen e Enver Zymberit dyshohen gjithsej gjashtë serbë të veriut për të cilët ekziston fletë arrest ndërkombëtar. /KP/