.
×

Lirohet Fitim Thaçi, sulmuesi i Vehbi Kajtazit



21 Sapo është liruar Fitim Thaçi, i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i tij, Gazmend Halilaj.
Thaçi është liruar nga paraburgimi dhe procesi gjyqësor ndaj tij ka përfunduar.

“Është marrë vendim që ai të lirohet dhe iu është shqiptuar dënimi me kusht në periudhë 4 mujore”, tha Halilaj për Express.

Fitim Thaçi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Atij fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në periudhë njëmujore.