.
×

Linda Rama fut në sherr gazetaret



Darka e Linda Ramës me disa nga gazetaret dhe prezantueset e televizioneve arriti të “pajtojë” disa prej tyre, por ka futur në sherr disa kolege të tjera. Në gostinë e shtruar në një nga lokalet e zonës së ish -Bllokut ka patur jo pak pajtime.
Për shembull, Iva Tiço u pajtua me Alketa Vejsiun, me të cilën ka patur jo pak polemika në media e rrjete sociale. Arbana Osmani është përkëdhelur nga Vejsiu, e cila shkruante me dashamirësi poshtë fotos së saj se “Osmani është më e mira prej krejtve”. Mirëpo disa gazetare të tjera nuk e kanë pritur mirë faktin që nuk janë ftuar në këtë darkë.

Një status i gazetares Mira Kazhani ku ajo uronte koleget e saj për një vit më solidar, duke postuar një foto nga kjo darkë, është pasuar me reagime në Facebook të disa kolegeve.

Ato i janë përveshur Kazhanit duke i thënë se është patetike të urosh kolegët në fund të vitit; dëshmi kjo që nuk ka asnjë grua, qoftë kjo edhe ajo e kryeministrit që mund të qetësojë gjakrat mes grave të gazetarisë.

Kështu, darka e Lindës arriti të qetësojë edhe pse ndoshta sa për sy e faqe, marrëdhëniet e acaruara të disa gazetareve. Nga ana tjetër, jo vetëm që mërziti disa vajza të medias që nuk ishin të ftuara, por shkaktoi edhe mëri mes tyre dhe disave prej pjesëmarrëseve./lapsi.al/