[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj tregon detaje nga bisedimet me LDK’në për koalicion



Botapress 30 Prill – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për marrëveshjen që e nënshkroi sot me Lidhjen Demokratike të Kosovës për qeverinë e re, e cila pritet të votohet gjatë këtyre ditëve.

Limaj ka thënë se me LDK’në më shumë ka folur për sigurinë e koalcionit dhe agjendat e qeverisë.

“Dy partitë kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar. Sot janë plotësuar agjenda jonë e komunikimit, kemi pasur nevojë për të diskutuar”, ka treguar Limaj.

“Siguria për mua personalisht, cilat janë prioritetet e kësaj qeverie dhe a do të ketë një frymë ekipore, jo vec në letër, por edhe në praktikë, kemi biseduar për këto tema, një agjendë e përcaktuar qartë, kemi hyrë me besimin që do të mundemi t’i adresojmë këto”, ka thënë Limaj në Rubikon.

Tutje, ai ka thënë se fryma ekipore varet nga kandidati për kryeministër.

Menu Title