.
×

Limaj ‘shuplakë’ Hashim Thaçit!



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka lutur partitë opozitare dhe gjithë spektrin politikë në vend që të bashkëpunohet për temën e dialogut Kosovë- Serbi, Limaj gjatë intervistës së dhënë në “RTK”, ka theksuar se nuk do të diskutohet për ndryshim kufijshë duke kundërshtuar kështu idenë e presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.Sipas tij asnjë njeri normal nuk i hypë avionit për të shkuar e folur për cenim të vendit të vetë.

“Të marrim përgjegjësin ta qetësojmë gjendjen, ne jemi kundër cenimit të integritetit të vendit”, ka thënë Limaj, shkruan Gazeta Blic.Në anën tjetër Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kur është pyetur sa I përket qëndrimit të Haradinajt, Limajt e Veselit karshi idesë së tij për “korrigjim kufijsh”, dhe kundërshtimit që ata po I bejnë kësaj ideje Thaçi tha se nuk beson që ata janë kundër që Kosovës t’i bashkohet Presheva, Medvegjia e Bujanovci.

“Gjithë bartësit e institucioneve janë që të arrihet marrëveshja paqësore me shtetin serb, që nënkupton njohjen reciproke, s’do të lejoj ndarjen e Kosovës, dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj krijimin e Republika Srpska, askush nuk e dëshiron luftën dhe kthimin prapa”, tha ai.

Tutje presidenti, bëri me dije se aksush nga bartësit e institucioneve nuk është kundër që Kosovës t’i bashkohet Lugina.Më tej Thaçi, tha se edhe për demarkacionin për Malin e Zi u tha se do të bëhet luftë, mirëpo ndodhi e kundërta dhe ndodhi votimin.Presidenti shtoi në fund se Serbia nuk mund të bëj asnjë hap drejt BE-së, pa arritur marrëveshje me Kosovën.