.
×

Limaj nis vizitën zyrtare në Gjermani – Ka një lajm për liberalizimin e vizave



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron në Gjermani, ku këtë mëngjes është takuar me Johann Wadephul deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU si dhe raportues për Ballkanin Perendimor.Në një konnferencë të përbashkët pas takimit, Limaj ka shprehur kënaqësinë e tij që sot takoi Wadephul, me të cilin ka diskutuar tema të ndryshme.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme, për Samitin e Berlinit, përgatitjet për Paris, tema të rëndësishme për Kosovën si liberalizimi i vizave, çështja e taksës, dialogu me Serbinë dhe shqetësimet tjera të ngritura. E sigurova edhe një herë në emër të Qeverisë së Kosovës se ne jemi të përkushtuar në dialogun me Serbinë për ta përmbyllur një herë e mirë këtë çështje, ne duam që vendi ynë dhe investimi ynë i përbashkët për 20 vite në një shoqëri multietnike, me principe qytetare të mos cenohet, duam ta konsolidojmë shtetin tonë, sikur vendet tjera të rajonit të rrugëtojmë drejt vizionit të përbashkët në integrimet evropiane”, ka theksuar Limaj.

Ai ka potencuar se Kosova në samitin e Berlinit e ka pasur mundësinë për zbllokim dhe heqjen nga tavolina të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.“Besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë, angazhimi i Gjermanisë në këtë rast për ne është shumë i rëndësishëm, na jep siguri dhe ngrit seriozitetin e zgjidhjes sa më shpejt të këtij problemi.

Kemi pasur bisedë jashtëzakonisht të frytshme dhe besoj se angazhimi ii Gjermanisë në liberalizimin e vizave është krucial për Kosovën, miqtë tanë këtu e dinë se sa është e rëndësishme për Kosovën liberalizimi i vizave, presim që kjo çështje shumë shpejt të marr fund dhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm aty ku e kanë vendin, drejt perëndimit”, ka përfunduar Limaj.Ndërkaq Wadephul ka potencuar se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në një perspektivë më pozitive dhe se duhet të vazhdoj dialogu tutje.

Ai tha se ideja e korrigjimit të kufijve ka kosto të lartë dhe mund të shkaktoj efekte negative. Ideja jonë që është që të koncentrohemi tani në takimin e ardhshëm në Paris.Ai po ashtu foli edhe për vizat duke thënë se “ne e dimë që sa ka rëndësi kjo për Kosovën dhe se Gjermania do të bëj çfarë të mundet në këtë drejtim”

“Shpresoj që të dyja palët të përparojnë dhe të jenë të gatshme për kompromis” shtoi në fund deputeti gjerman.