.
×

Limaj: Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente



Zëvendëskryeminstri Fatmir Limaj ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë mbi 40 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Limaj përmes rrjetit të tij social, Facebook, ka shkruar se ky akt është qyqar dhe i shëmtuar.

“Sulmi terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, cak i të cilit ishin dhjetëra persona të pafajshëm është akt qyqar dhe i shëmtuar.

Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente të vështira.

E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet dhe të bëjë më shumë në parandalimin e sulmeve qyqare të cilat po marrin jetët e personave të pafajshëm”, ka shkruar ai.