.
×

Limaj: Informuam ambasadorët për aktivitetet e Ekipit negociator



Botapress 22 Shkurt- Pas takimit të ekipit negociator për bisedimet me Serbinë me ambasadorët në Kosovë, bashkëkryesuesi i delegacionit Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim ka qenë me karakter informues.

“Shfrytëzuam rastin të informojmë drejtpërdrejt të gjitha këto shtete për rolin e delegacionit, angazhimet që delegacioni i ka pasur në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut, informuam edhe për takimet që kemi pas në Bruksel dhe ky ishte një takim informues”, tha Limaj.

Sipas Limajt, edhe ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror.

Përfundon takimi i Ekipit negociator me ambasadorët

Ka përfunduar takimi i Ekipit negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Nis takimi i Ekipit negociator me ambasadorët në Kosovë Ka nisur takimi i Ekipit negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Të pranishëm, janë edhe shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostollova, dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.