[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj flet pas takimit me Thaçin – Tregon se çka është biseduar



Pa përfundimit të takimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të NISMA-së, Fatmir Limaj, ky i fundit është deklaruar para medieve, shkruan Gazeta Insajderi.

Limaj, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë njoftim specifik nga presidenti. Sipas tij ai ka folur në mënyrë gjenerale. Ndërsa ka thënë se është koha që të kuptojmë se në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut.

“Presidenti na ka informuar në temë gjenerale. Nuk ka pasur temë specifike. Unë besoj që koha është që të gjithë të kuptojmë se në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut. Sjella e papërgjeshme dy vitet e fundit ka zbehur pozitën e Kosovës”, ka theksuar Limaj.

 

 

 

Menu Title