[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj: Ende nuk e kemi gati listën përfundimtare



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie. Ai tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por që ende s’e kanë vendosur për renditje.

“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera.

Kemi dorëzuar listën ndërsa e numrave do të kemi kohë edhe këtë 24 orësh, ndonjë gabim, ndonjë lëshim. S’e kemi listën përfundimtare të radhitur ashtu si duhet.

Është një ngërthim edhe i moshave edhe i profileve, por ajo çka është më e rëndësishme, tabani i të gjithëve është atdhetar”, shpjegoi Limaj në Kanal 10.

Menu Title