[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj e quan vendim antikushtetues vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvzijes së qytetarëve.Limaj këtë vendim e ka quajtur sulm në rendin kushtetutes duke shtuar se në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejt të marr masa apo të shpall masa që i ka përshkruar në vendim.Ai ka kërkuar nga qeveria urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim kushtetutes.

Postimi i Limajt: Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm për kufizimin e lëvizjes ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur dhe përjashtuar të drejtat e qytetarëve.Në fakt, ky është sulm në rendin kushtetues të Kosovës. Masat e tilla janë të parapara se si mund të merren, pra Neni 56 dhe 131 i Kushtetutës së Kosovës.Në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.

Prandaj, kërkoj nga qeveria që urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim antikushtetues dhe të kthej qeverisjen brenda kuadrit ligjor e kushtetues. Për çfarëdo masa që merr duhet të respektoj procedurat ligjore dhe kushtetuese.

Menu Title