.
×

Limaj e quan lajm të mrekulleshëm shërimin e një të infektuari, bën thirrje të qëndrohet në shtëpi



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm shërimin e një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë. Kreu i Nismës ka thënë se bashkërisht vendi do t’ia dalë, duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.

Edhe njëherë ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

Postimi i Limajt:

Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë. Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë. Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.