.
×

Limaj e mbledh Degën e Gjakovës, Jakup Krasniqi “bojkoton” takimin



Fatmir Limaj kohëve të fundit po përballet me largime të anëtarëve të NISMA për Kosovën. Ai të premten ka mbledhur Degën e Gjakovës për të cilën u raportua se u largua nga NISMA. Në këtë takim s’ka marrë pjesë edhe themeluesi tjetër i NISMA’s, Jakup Krasniqi

Lexojeni te plote njoftimin

Sot së bashku më anëtarë tjerë të Kryesisë së NISMA për Kosovën, isha për takim pune në qytetin e Gjakovës, ku takova Kryetarin e degës së NISMA për Kosovën – dega në Gjakovë, z. Fazli Hoxha dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMËS në këtë degë.

U impresionova me organizimin dhe punën që po bënë dega e NISMËS për Kosovën në Gjakovë, për përkushtimin dhe vullnetin e madh që kanë këto struktura për tu angazhuar fuqishëm të punojnë dhe shërbejnë për qytetarët e Gjakovës.

Synimi i tyre për punë të mbara dhe në shërbim të qytetarëve të Gjakovës, sigurisht që meriton respekt dhe mirënjohje të thellë. Kjo degë dhe këta njerëz të mirë, çdo herë do të kenë mbështetjën time dhe të NISMËS për Kosovën.