[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Ligji për ushtrinë çështje e brendshme e Kosovës”



Njohësi i cështjeve të sigurisë beson se ndryshimi i kompetencave të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet, megjithë reagimet që mund të marrë si nismë

fsk

15:36, 8 Mars 2017

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka thënë se iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, për ndryshimin e ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duhet të cohet deri në fund.

Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se megjithë reagimet nga ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe NATO, institucionet e shtetit duhet të vazhdojnë në zbatimin e përgjegjësive shtetërore.

“Rruga më e mirë për ndryshimin do të ishin ndryshimet kushtetuese. Por janë shterrur të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë. Si zgjedhje e dytë gjithmonë është menduar ndryshimi i ligjit. Iniciativa e presidentit është përgjegjësi e institucioneve të shtetit”.

“I gjithë populli e përkrah, faktori politik dhe komunitet tjera përvec serbëve e përkrahin krijimin e ushtrisë. NATO ka deklaruar edhe më herët se ushtria është punë e brendshme e Kosovës. Rrjedhimisht punë që duhet ta kryejnë dhe përfundojnë institucionet e shtetit tonë. Pra besoj që duhet të ecet përpara në këtë rrugë, por të punohet me faktorët, në nivel bilateral, që të binden për këtë cështje”. /klankosova.tv

Menu Title