.
×

Ligji për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”,në Shqipëri  



Shkruan arch. Ylber Vokshi Ylli

 

Në një tryezë profesionale të organizuar para dhjet (10) vite,një specialiste e Planifikimit Hapësinor të territorit nga Sllovenia,miqësisht na patë sugjeruar që të mos përsërisim në Kosovë një gabimin trashanik të tyre,me ndarjen e territorit Slloven në 96 njësi territoriale. Atje i tërë territori i shtetit,në emër të decentralizmit politik,ishte “sakatosur”,ishte ndarë në ato njësi,që nga aspekti i rregullimit të territorit kishte krijuar vështirësi të mëdha,duke u bazuar në,kompetencat e pushtetit lokal,në disa raste të pa tej-kalueshme,në procesin e mirë të planifikimit hapësinor slloven. Ata pas një kohe relative të shkurtë,kishin arritur të bëjnë përmirësimet e duhura,pasi për ketë i kishin resurset profesionale dhe kapacitetet progresive shtetërore.

Një gabim të tillë,si duket “të imponuar”,u bë me miratimin e ligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ai  u trajtua si duket vetëm në aspektin politik,duke neglizhuar dhe  anashkaluar,                                                                                                                                                                                             problematikën esenciale hapësinore dhe urbane në tërë territorin e shtetit Shqiptar. Zbatimi i ligjit për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”,në Shqipëri do të ketë shumë vështirësi,pas aprovimit të ligjit për ndarjen e re të territorit. Nuk me takon mua të merrem me të gjitha ato debate,polemika,kundërshtime,opinione pro dhe kundër,                                                                                                                                                                              që e kanë përcjell miratimin e ligjit për ndarjen administrativo-territoriale në Kuvendin e Shqipërisë,ajo është çështje e politikës shtetërore. Ajo që ma së shumti më brengos është se sa janë analizuar implikimet apo ndikimet në ligjin Nr. 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i cili hyn në fuqi këto ditë,gjegjësisht me 1 tetor 2014.

Përse mendoi kështu,do të tentoi që me disa sugjerime të shpjegoi se përse problematika hapësinor,gjegjësisht planifikimi dhe zhvillimi i territorit është i ndërlidhur ngushtë me ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore,e cila është miratuar në korrik 2014. I tërë procesi i planifikimit të territorit,sipas ligjit të ri,është i ndërlikuar për zbatim në nivelin vendor (lokal),ku autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit janë të organizuara në  nivel qarku dhe nivel bashkie.

Përse këto komplikime burokratike që vetëm do të ndërlikojnë tërë procesin e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Nëse kemi këso ndarje parciale (61 bashki dhe 12 qarqe),me përgjegjësi qeverisëse (Karta e Autonomisë Vendore, ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Njësive të Qeverisjes Vendore),atëherë Planifikimi i Territorit me këso ndarje parciale do të jetë i vështirësuar. Të gjitha bashkitë dëshirojnë dhe do të planifikojnë të kenë kapacitete ekonomike,sociale,rekreative,që janë atraktive dhe joshëse për bashkitë e tyre. Do të jemi dëshmitar të kërkesave të tilla,që vetëm do të  dyfishojnë kapacitetet e ndryshme,e në tërësi nuk janë në harmoni  me interesat e shtetit Shqiptar.

Do ti përmendi edhe disa sugjerime apo vërejtje konstruktive që janë të ndërlidhura me  ligjin Nr. 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”,me të vetmin qellim që kjo problematik të pasurohet,korrigjohet,plotësohet dhe të avancohet gjatë zbatimit.

 

  • Parimi “HESHTJA ËSHTË MIRATIM” ( neni 4,pika “ë”) është tërësisht I pa pranueshëm për kushtet shqiptare,e njëjta vlen edhe për afatet e lejes së ndërtimit (neni 40 pika “4”), për certifikatën e përdorimit (neni 42 pika “5”),për shqyrtimin e kërkesës për leje ndërtimi (neni 44 pika “3”). Ky parim ligjërisht do të institucionalizoi të gjitha llojet e ndërtimeve në të ardhmen,vetëm ata të cilët dëshirojnë vazhdimin e parregullsive të tilla me ndërtime,do të përkrahin një parim të tillë. As përafërsisht nuk e kemi infrastrukturën teknike për të zbatuar ketë parim,vetëm do të krijojmë huti dhe paqartësi edhe ma të mëdha. Këtë parim progresiv duhet zbatuar gradualisht,                                                    duke ia përshtatur kushteve reale në Shqipëri.
  • Deri sa në nenin 5 i kemi të definuar tre (3) nivele të planifikimit,që përfaqësojnë autoritetet përgjegjëse,në atë qendror,qarku dhe bashkie,në nenin 15 citohet se  “Në Republikën e Shqipërisë janë dy nivele të planifikimit të territorit”,ai qendror dhe vendor,sipas të cilëve punohen”Dokumentet e planifikimit sipas niveleve të qeverisjes.” Këtu kemi një mos harmonizim që duhet korrigjuar,pasi sipas nenit 11 pika “2” edhe Këshilli i qarkut “miraton, sipas rastit, nismën dhe dokumentet e planifikimit sektorial të qarkut.” Kjo vetëm e komplikon situatën në planifikim të territorit në Shqipëri.
  • Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) sipas nenit 7 dhe nenit 28 nuk duhej të kishte kompetenca ekzekutive por vetëm rekomanduese për Ministrinë dhe Këshillin e Ministrave,i cili edhe e emëron (neni 6 pika “6a” ),”BOLL MA ME CENTRALIZËM”. Këto dy organe duhet ti kanë përgjegjësitë ekzekutive në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit,ashtu është praktika ndërkombëtare.
  • Në nenin 8 ku përshkruhen “Përgjegjësitë e ministrisë së linjës për planifikimin dhe zhvillimin” në pikën “3” preferohet që “Për hartimin e dokumenteve të planifikimit të territorit, Ministria mund të sigurojë donacione nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, krahas burimeve financiare të akorduara nga Këshilli i Ministrave.” Nga eksperienca shumë e dëmshme në Kosovë,sigurimi i donacioneve nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare,e lejon mundësinë reale me e

diktuar apo kushtëzuar procesin e planifikimit, nga ana e donatorëve të ndryshëm,që natyrisht do të mbrojnë interesat e tyre personale.

Ky është një gabim esencial,a thua nuk ka shteti Shqiptar mjete materiale për me përpiluar dokumente të mirëfillta hapësinore pavarësisht donatorëve,vlera monetare e këtyre dokumenteve hapësinore është minore,në krahasim me efektet pozitive që do të kishim në terren.

  • Në nenin 10 pika “1a” në “Përgjegjësitë e ministrive” të tjera ato autorizohen për të “hartuar dokumente kombëtare planifikimi” për sektorët e përgjegjësisë në të cilët ato veprojnë. Kjo është përzierje e kompetencave,gjithsesi duhet korrigjuar,tjetër është me propozuar e tjetër me HARTUAR “dokumente kombëtare planifikimi”
  • Tirana si kryeqytet duhet pasur trajtim të veçantë në aspektin hapësinor dhe urban,çka nuk është theksuar apo paraparë në ketë ligj !
  • Në nenin 60 ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji,të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve përkatëse të këtij ligji. Afati 6 mujor është tepër i shkurtë për të bërë të gjitha aktet e duhura nënligjore,ketë e di nga eksperienca kosovare.

Një “impresion” i imi personal më befason për të keq, sa ka shumë ngjashmëri në disa çështje esenciale të cilat i kamë theksuar edhe atëherë kur janë aprovuar ligjet e Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2012,2013 në Kosovë,të cilët kanë mangësi evidente për tu zbatuar. Përsëritja e gabimeve në Shqipëri vetëm do të vazhdon katrahurën hapësinore dhe urbane në Shqipëri dhe Kosovë,e krejt kjo në dom të popullit tone që është i detyruar të jeton në këto hapësira.

Se si funksionon kjo lami në Kosovë ma së miri e tregon e kaluara e ynë e pas luftës së vitit 1999. Në ketë periodë ishim në gjendje që vetë të degradojmë me të madhe hapësirën tonë,e si produkt e kemi jetën urbane shumë të varfër nëpër vendbanimet tona. Edhe në Shqipëri nuk ka vend për tu mburrur në ketë aspekt,edhe se infrastruktura urbane është ma e qëndrueshme nëpër vendbanime. Ndërtimet me leje e pa leje kanë ndikuar negativisht në krijimin e një jete urbane në të dy anët e kufirit shqiptaro – shqiptar. Të gjitha këto probleme hapësinore dhe urbane qartë u potencuan në një konferencë kombëtare në Tiranë në qershor të vitit 2014.

Ka edhe shumë çështje tjera si është revidimi i projekteve,mbikëqyrja e pavarur, që do të duhej përfshirë në ketë ligj,por këtë po ia “lojmë” kohës e cila do të tregon domosdoshmërinë e  nevojës së tyre. Në fund më duhet të theksoi së ky ligj i ri  është dashur me iu përshtatur kushteve dhe rrethanave ekzistuese shqiptare,e jo të katapultohet nga ndonjë eksperiencë e huaj,e ndonjë mentaliteti tërësish të ndryshëm nga i yni.

Uroi që ky shkrim sado pak të kontribuoj në korrigjimin,plotësimin dhe amandamentimin e një ligji realist,funksional dhe të aplikueshëm në terren,që nuk i ka ligji i miratuar Nr. 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit” në Shqipëri.

 

 

 

P.S. Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),