[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ligji anti-duhan kthehet pothuajse në pikën zero



Ligji për kontrollin e duhanit, i miratuar në prill të vitit 2013, nuk po respektohet në shumicën e lokaleve në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera. Qeveria ka premtuar se do ta rrisë numrin e inspektorëve nga 40 në 400.

Ajo që filloi para shtatë vjetësh si një sukses i madh – ndalja e duhanit brenda lokaleve – tash shihet si një dështim.

Këtë e pranojnë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku thonë se në vitet e fundit ka një përkeqësim të gjendjes sa i përket zbatimit të këtij ligji.

“Neë bëhet një krahasim midis viteve 2013-2014, kur kanë qenë vitet e para të zbatimit të tij (ligjiy) dhe viteve të fundit, ka një ndryshim, do të thosha një përkeqësim të gjendjes, sidomos në sektorin e gastronomisë.

Në vitin 2013, kur ligji ka hyrë në fuqi, ka pasur një sinkronizim të mirë të aktiviteteve midis institucioneve dhe shoqërisë civile, të cilat e kanë shtyrë ligjin përpara, por ajo çfarë ka qenë e rëndësishme, është se ka pasur edhe një përkrahje të fuqishme politike”, ka thënë Faik Hoti nga MSH’ja.

Ndryshe, pesëdhjetë euro është dënimi për personin që tymos duhan brenda në lokal, kurse 300 euro për përgjegjësin e hapësirës.

Dënimi më i madh është për pronarin e lokalit, i cili mund të gjobitet deri në 3 mijë euro.

 

Menu Title