.
×

Lidhja Shqiptare në Botë, dega në Gjermani organizoi akademi kushtuar akademikëve të ndjerë Mark Krasniqi, Esat Stavileci e Pajazit Nushi



 

 

Sevëme Fetiqi – Frankfurt

 

 

Në organizimin e LIDHJES SË SHQIPTARËVE NË BOTË dega GJERMANI, dje, respektivisht të dielen më 3 dhjetor 2017, në një sallë të bukur dhe festive në Frankfurt të Gjermanisë, u mbajt Akademia kushtuar tre akademikëve tonë të ndjerë, që edhe sot dhe gjithmonë do të lënë gjurmë të pashlyera në kombin e tyre shqiptarë Mark Krasniqi, Esat Stavileci dhe Pajazit Nushi; si dhe u promovua romani “MISIONI RUS”i shkrimtarit tonë të mirënjohur Ibrahim Kadriu, i cili roman në vitin 2016 mori çmimin “REXHAI SURROI” në Prishtinë dhe u përkthye në shumë gjuhë botërore.

Moti me borë dhe ngricë nuk kishte mundur t’i ndalojë mysafirët e ftuar, aktivistë e biznismenë të mbushin sallën plot duke treguar interesimin e tyre për këtë manifestim dhe kishin ardhur nga e tërë Gjermania dhe shtetet tjera. Ndër të tjerë ishin prezent kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë z.Simon Kuzhnini, ambasadori i Rep. së Kosovës në Berlin z. Skender Xhakaliu, si dhe përfaqësues tjerë nga lidhjet tjera, shoqata të ndryshme kulturore, rrjetit të bizneseve, etj.

Pas intonimit te himnit, që e këndoi tenori Izet Salihi, fjalën përshëndetëse e mbajti z. Sebastijan Nujiqi, kryetar i LSHB dega në Gjermani. Pastaj me rradhë fjala iu dha Nazmia Kurti, kryetar LSHB, dega në Zvicër, prof.dr. z. Enver Hoxhaj, aktivist në Gjermani, z.Qemajl Isufi, kryetar i rrjetit të bisneseve nga Zvicra, z.Viktor Spaqi, kryetar i Qendrës kulturore ne Shtutgard e të tjerë.

Një referim i thuktë dhe i mrekullueshëm për jetën dhe veprën e tre akademikëve Mark Krasniqi, Esat Stavileci dhe Pajazit Nushi, u lexua nga z. Shaban Arifaj. Për t’i evokuar disa kujtime për akademikët, mori fjalën edhe shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu.

Pas një pauze të shkurtë, filloi pjesa e dytë e manifestimit -përurimi i romanit MISIONI RUS i shkrimtarit Ibrahim Kadriu, referimin e vështrimit letrar të të cilit e bëri z. Neki Lulaj dhe biografinë e lexoi vendasi i shkrimtarit z. Hamzë Halabaku.

Fjalën përmbyllëse me shumë emocione dhe falënderime e bëri kryetari i LSHB z.Simon Kuzhnini, një njeri modest dhe madhështor.

Tenori jonë i mirënjohur z.Izet Salihu me një zë artistik dhe impresionues, u prezantua me dy këngë të bukura dhe të vjetra shqipe, në përcjelljen me kitarë të z. Bekim Gashit, nënkryetar i LSHB, dega në Gjermani.

Në fund të gjithë mysafirët dhe të ftuarit u shërbyen me darkën nga një byfe shumë e pasur me gjellëra tradicionale dhe të ndryshme. Vlen të përmendet se edhe teka ishte e hapur tërë kohën për t’i shërbyer mysafirët me lëngje dhe kafe.Për këtë manifestim do të flitet edhe gjatë për organizim të mrekullueshëm nga organizatori dhe Këshilli Organizativ.

VËREJTJA E AUTORES SË SHKRIMIT:

Ky manifestim do të ishte plotësisht perfekt

– po t’i kishte vënë organizatori, tri fotot-portrete të tre akademikëve në sfond pranë llogos të LSHB, cka do të dukej kjo akademi më madheshtore;

-po të ishte prezenca dhe kyqja e vetëm një femre në panel, po edhe në ndonjë prezantim me kontributin dhe aktivitetin e saj për këtë Akademi, si dhe;

-po qe se shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu të zinte një vend në panel gjatë përurimit të romanit të tij.