.
×
edi rama dhe hashim thaqi

Lidhja Shqiptare e Krundeve, Paracetamolit, UHT-së dhe Patateve. E ku mbeti: “Thërret Prizreni, mori Shkodër…”?



Analisti Astrit Gashi, shkruan se takimit të shumëpërfolur në Prizren të të dy qeverive shqiptare, tash mund t’i lihet emri: “Lidhja Shqiptare e Krundeve, Paracetamolëve, UHT-ve…e Patateve”.

Në një shkrim me titull “Lidhja Shqiptare e Krundeve, Paracetamolit, UHT-së dhe Patateve. E ku mbeti: “Thërret Prizreni, mori Shkodër…”?”, publikuar në Blic, Gashi shkruan se që nga dita e mbajtjes së “Lidhjes” së fundit në Prizren, qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë pasur vetëm ankesa ndaj njëra tjetrës.

“Takimit të dy qeverive shqiptare në Prizren këtë vit, si hap i parë për një bashkërenditje ekonomike e përtej saj mes Kosovës e Shqipërisë, tashmë mund t’i jepet një emër fatkeq – “Lidhja Shqiptare e Krundeve, Paracetamolëve, UHT-ve…e Patateve””, shkruan analisti Astrit Gashi.

“Kryesisht dhe në mos vetëm e vetëm nga Prishtina. Dikur ishte me patatet dhe më qumështin. Verës vazhdoi me barnat. Prodhuesit kosovarë, e në krye të radhës “Trepharm”, u ankua edhe zyrtarisht se nuk po i lejohet të shet produktet e tij farmaceutike në Shqipëri. Ankesës së tyre ju bashkua edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ndërsa Qeveria e Shqipërisë tha menjëherë se do të gjejë zgjidhje. Një zgjidhje kjo që deri më sot nuk u gjet”, shkruan ai.

“Tash na doli edhe mielli- ose “krundet”. Mund të jetë edhe luftë oligarkësh e oligarkishë, këndej dhe andej kufirit”, shkruan Gashi.

“Zhurma duhet të evitohet, dhe nëse vërtetë bizneset kosovare nuk plotësojnë kushtet duhet ti përmirësojnë prodhimet e tyre. Me një fjalë të mos shesin atje “krunde” për “miell””, shkruhet veç tjerash në shrim.