.
×

Liderët e Bllokut “pushojnë”, angazhojnë grupet punuese



Liderët e koalicionit paszgjedhor, LDK-VV-AAK dhe Nisma, ndryshe nga ditët tjera, ata nuk janë mbledhur sot. Por, Blloku ka angazhuar grupet punuese për të diskutuar për hapat e mëtejme.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar këtë takim, për të cilin ka thënë se janë duke u diskutuar një sërë temash.

“Jo, nuk ka takim të Bllokut, vetëm takime të grupeve punuese”, ka thënë shkurt Gjini.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar dje për media se, Blloku do të angazhohet gjatë kësaj jave për veprimet e mëtejme.

“Mund të ndodhë se gjatë kësaj jave definitivitisht do të formsojmë veprimet tona të mëtejme, jemi në punë e sipër”, ka thënë Haradina