.
×

Lëvizja Shqiptare për Faljen e Gjaqeve në Kosovë 1990 – 1992 në 25 vjetorin e Themelimit



Lëvizja Shqiptare për Faljen e Gjaqeve në Kosovë 1990 - 1992 në 25 vjetorin e Themelimit

Shkruan:Halil Kqiku

Në historinë e pupullit shqiptarë që nga Skënderbeu e këndej,shqiptarët disa herë falën gjaqet ose ngrinë ato përkohësisht, përderisa ishin në luftë me okupues të ndryshëm që vinin për ti gllabruar tokat shqiptare.

Kësaj radhe pra më 1990, Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, dhe ngatrresave të ndryshme, e filluan një grup i të rinjëve,  djem e vajza vepritarë, nga rrafshi i Dugagjinit, si Hava Shala , Flamur Gashi,Nurie Zekaj ( e ndjerë), Mirvete Dreshaj dhe të tjerë.

Kjo nismë humane e Patriotike gjeti përktahjen nga rinia intelektuale, gjeti përkrahjen e masave të gjëra popullore dhe si një feniks bëri shtrirjen në gjithë Kosovën dhe më gjërë deri në Luginën e Preshevës e në Iliridë.

-Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë iu bashkangjitën edhe intelektualët, profesorët e Universitetit të Kosovës, shkrimtarët e në veçanti ish të burgosurit të ndërgjegjes kombëtare që kishin lansuar amanetin dhe apelin nga qelitë e tmerrit serbosllav, që të gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen. Me insistimin e nismëtarëve në krye të kësaj lëvizje vie intelektuali, krijuesi, plaku i urtë Anton Çetta.

Vetëm me disa suksese të vogëla në Dugagjin,duke ju faleminderuar edhe ato pak media që ishin të \”padëgjueshme\” ndaj okupuesit, bënë jehonën e pa imagjinuar për pajtim.

Në fillim marsit të vitit 1990 në Gjilan ishte themeluar Parlamenti Rinor, një organizatë që kryesisht e përbënin të rinjë entuziast, nxënës student dhe veprimtarë që deri më atëherë kishin vepruar në liegale dhe forma të ndryshme.

Në shkollën e (vjetër) fillore \”A.jeti\” në Qenar Qeshme me 11 mars 1990 ishte thirrë një numër i caktuar veprimtarësh rreth 80 sish për t,a themeluar Këshillin e Pajtimit për Gjilanin dhe rrethinën e saj. Pas zgjedhjes së kryesisë dhe grupeve punuese e kordinuse, në sallë ku mbaheshin zgjedhjet e debatet,hyn një punëtor i arsimit M.M. dhe njofton që ka edhe nisiativa tjera dhe se ishte caktuar që një tubim i ngjashëm të mbahet me 18 mars në shtëpinë e mësuesit Reshat Shaqiri. Duke qenë të vetdijshëm për rëndësinë e kësaj lëvizje gjithëpopullore për pajtim njëzëri u vendos që kuvendi i parë të merr pjesë në Kuvendin shtëpinë e këti të fundit.

Me 18 mars 1990 në shtëpinë e Reshat Shaqirit,  pos të zgjedhurëve nga Kuvendi i 11 marsit prezent ishin edhe intelektual e veprimtarë tjerë nga Gjilani, Prishtina, Kamenica,Vitia por edhe vende tjera. Në këte kuvend u themelua Këshilli i pajtimit të Gjaqeve për Anamoravë, me kryetar Mehmet Halimi

\”Ky Këshill formoi tre nënkëshilla: Për komunën e Gjilanit: mësues Reshat Hoxha, Jetullah Kadriu, Asllan Shemsiu, Mulla Rifat Jashari, Rashit Mahmuti, Halil Kqiku, Januz Shala Shemsi Syla, Tanushe Kallaba, Shqipe Agushi, Sylë Krasniqi; për komunën e Kamenicës: Mulla Idriz Dërmaku (kryetar), mr. Tefik Geci, Sejdi Kryeziu, Xhelil Pajaziti, Nexhat Buzuku, Sevdije Mala, Ramadan Spahija, Isa Morina (koordinator) etj. dhe i komunës së Vitisë: Kadrush Neziri (kryetar), Refik Halili, Hajrullah Zeqiri, Zija Aliu ect.\’

Pas themelimit të Këshillit të Pajtimit, menjëherë filloi evidentimi i rasteve dhe shenoheshin në një fletore të përbashkët dhe më pastaj kordinohej edhe puna e veprimit konkret kështu që rasti i parë i pajtuar është bërë në Hodonoc të Kamenicës te Abdyrrahim Morina ku burrërisht fali 2 gjaqe e një plagë. Ky rast shpejt pati jehonën dhe hapi rrugën vërrullshëm edhe për shumë falje e pajtime tjera në Anamoravë por edhe më gjërë. Lëvizjes për pajtim iu bashkangjitën student e veprimtarë që kontribuan pa kursyer asgjë nga vetja e tyre me këte rast kisha veçuar: Habibe Malokun tani e ( ndjerë) Shqipe Agushi,Fikrije Pireva,Shqipe Bajrami,Haxhere Rrahmani, Xhevat Latifi, Halil Kqiku, Tahir Arifi,Faik Nuhiu,Ahmet Isufi, Shemsi Syla dhe një armatë veprimtarësh.

Tubimi i parë për falje bublike u mbajt në \”Cukel\” të Roganës ku publikisht u shpallën të gjitha gjaqet dhe ngatrresat që ishin pajtuar deri më atë ditë. Pastaj vazhduan tubimet në Bresalc, Zhegoc, Karaçevë etj. Në këto tubime për falje e pajtim ishin masovike, përderisa nga mesi i vitit 1990 u ndaluan nga shteti okupues dhe kryesisht mbaheshin në objekte fetare dhe shtëpi private deri në përfundim të tyre. Gjatë kësaj pune 2 vjeçare u arritën mbi 400 pajtime, prej tyre 175 gjaqe,80 plagë, mbi 90 ngatrresa dhe numër goxha i madh konfliktesh e mosmarrveshjeve tjera.

Një ekip pajtimtarësh, vazhdoi edhe në rrethinën e Bujanocit,Preshevës, Kumanovës dhe disa vendeve në Maqedoni por, edhe intervenime të herëspashershme nëpër Kosovë.

\”Lëvizja e  Pajtimit të Gjaqeve e viteve 1990-1992, do të jetë aq masive sa të bëjë homogjenizimin më të fuqishëm nacional, të realizuar ndonjëherë në lëvizjet tona historike, madje jo vetëm në Kosovë dhe në viset shqiptare nën ish-Jugosllavi por edhe në diasporë. Nismëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, që në fillim kanë bërë përpjekje për t’i të vënë në lëvizje edhe partitë politike, por nuk ia patën arritur qëllimit. Është e kuptueshme se, ndonëse ua kishim krijuar kushtet themelore të një pajtimi të përgjithshëm kombëtar (i cili ishte i nevojshëm në Kosovë dhe në Shqipëri), ky pajtim me domethënie largvajtëse u pengua dhe nuk u arrit të bëhej. Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, duke e shtrirë aksionin e saj në të gjitha trojet shqiptare jashtë shtetit shqiptar, por edhe në diasporë, kishte bërë të mundshme homogjenizimin e plotë të popullit shqiptar dhe u kishte dhënë mundësi drejtuesve politikë, që jo vetëm ta bëjnë sa më të lehtë unitetin kombëtar, por edhe ta përfaqësojnë të drejtën e paraqitjes së çështjes shqiptare në Ballkan, ashtu sikur e bënin drejtuesit politikë të shteteve të tjera ballkanike. Fatkeqësisht këtë mundësi dhe këtë të drejtë nuk e shfrytëzuan. Idealistëve të këtij programi ju bënë shumë pengesa, për të mos thenë akuza\”.\’2.

P.S. të dhënat janë mar nga arkivi ynë dhe në Citat nga Muhamet Pirraku e një nga (2) Myrvete Dreshaj…