[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Letrat e Thaçit, Kurti thërret konferencën e parë për media



Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, pas publikimit të letrave sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaci ishte zotuar për ndalimin e hyrjes së FSK’së në Veri, pa pëlqim paraprak të NATO’s.

Kurti do të mbajë për herë të parë konferencë për media në Qeverinë e Kosovës, pas tri javëve që mori mandatin si shef i saj.

Shefi i Qeverisë bashkë me letrat e këmbyera mes Thacit e ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ka publikuar edhe opinionin e Zyrës së tij.

Aty shkruan se në asnjë rast Kurti nuk do ta rrezikonte bashkëpunimin e Kosovës me NATO’n, megjithatë e konsideron shkelje të Kushtetutës nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sekrete.

Menu Title