.
×

Letra emocionuese: Vjedh picë për djalin e uritur, e paguan pas 13 vitesh (Foto)



“Në vitin 2002 hyra në një piceri. Po kaloja një moment të vështirë ekonomik, nuk kisha para dhe në shtëpi kisha djalin e uritur”.

Nis kështu letra e publikuar nga një përdorues i sajtit “Reddit”. Protagonisti i kësaj historie është një burrë që ka vjedhur një picë për t’ia dhënë për të ngrënë djalit të tij të vogël dhe që pas 13 vitesh i kthehu paratë megjithë interesa.

Kjo pasi gjatë këtyre viteve është bërë një person që merret me supërmarrje të suksesshme.
Përdoruesi i sajtit “Reddit” ‘morgan_freemum’, publikoi letrën, pasi për vite të tëra kishte vuajtur për veprimin e bërë në dëshpërim e sipër.

Pica kushtonte 20 dollarë, por çeku i dorëzuar prej tij ishte prej 54 dollarësh, bashkë me interesa.

Në letrën që shoqëronte çekun shkruhej, “Kam punuar shumë dhe kam ndërtuar një biznes solid gjatë dhjetë viteve të fundit. E ndieja si përgjegjësi që të rregulloja këtë situatë. Shpresoj që të mos më mbani mëri”.