[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Leonora ka nevojë për mobilizimin tonë!



Leonora jeton në Prishtinë dhe i ka 50 vjet. Para disa vitesh babai i saj u semur me kancer. Te gjithe e dime se shteti i Kosoves akoma nuk ka sigurime shendetesore, ndaj dhe eshte tejet e veshtire t’i ofrosh mjekim te semurit nga kanceri, sepse terapite jane jashtezakonisht te kushtueshem dhe fatekeqesisht shpesh joefikase.

Duke mos e vendosur asnjehere jeten e njeriut mbi materialen, nena e Leonores vendosi ta shiste banesen, te vetmin posedim material, per te financuar terapine e burrit te saj. Keshtu babai i Leonores, humbi luften me kancerin dhe para disa vjetesh nderroj jete.

Qe nga ajo kohe, Leonora, bashke me nenen dhe vellane e saj silleshin nga njera banese ne tjetren, me qira te paperballueshme. Ne nderkohe, ne shkurt te ketij viti, Leonora humbi dhe nenen. Fati deshi ta sporovonte Leonoren akoma me shume, duke bere qe ajo te theje 2 kembet ne disa pjese dhe te kete nevoje per mjekim.

Shoqeria e saj e kujtojne Lonoren dhe familjen e saj si nje familje bemirese, e cila edhe pse ne situate jo te lakmueshme per vete, ka bashkendjere me personat ne nevoje dhe keshtu deri sa ka pasur te ardhura, ka dhuruar nga 200 euro ne muaj per nje familje ne nevoje.

Leonora sot eshte ne pozite shume te palakmueshme dhe asaj i vie “marre“ (sic thote ajo) qe ka mbetur e paafte dhe qe tani i duhet te shtrije doren dhe te kerkoje ndihme/lemoshe.

Ne duam ta sigurojme Leonoren se nuk eshte faji i saj, dhe se nese dikush duhet te kete “marre” ata jane politikanet tane te paafte te cilet tash e 20 vjet nuk kane arritur qe te rregullojne as shendetesine ne Kosove, e as papunesine. Keshtu politika kosovare e ka pru punen qe nje avokate e diplomuar te duhet te shtrije doren per lemoshe dhe te ndjej mbi supet e saj gjithe “marren” qe ne fakt do te duhej ta ndjente UDHEHEQESIA e SHETIT TONE.

Leonora ka nevoje urgjente per banim (brenda javes ajo te hidhet ne rruge nga qiraxhija) dhe per mjekim. Ne po mundohemi qe permes kesaj kampanje t’i sigurojme asaj një shtëpi (se paku per ta kaluar dimrin), mjekimin në Shkup per kembet e saj te thyera dhe terapitë përcjellëse.

Te dëshpruar thellesisht nga insitucionet po kerkojmë ndihmë nga njerëzit vullnetmirë që mund të ndajnë cfarëdo shume për Leonoren. Hajdeni t’i tregojmë Leonores se edhe pse shteti harron, ne, qytetaret jo!

https://www.gofundme.com/f/ta-ndimojme-leonoren-ta-kaloje-dimrin?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_cp%20share-sheet&fbclid=IwAR0_9paUzpLitxstyTvMPQRAyskaf9z2Lddm_de0Q9bS4XB-17C3hWFgd1s

Menu Title