.
×

Leonora Jakupi,hetohet nga pokuroria speciale



Ters kjo javë i ka shkuar Leonora Jakupit.

Këngëtarja që ka prodhuar hite të shumta në muzikën shqiptare, po ballafaqohet me një hetim nga Prokuroria Speciale.

Pas vendimit të komunës së Skënderajt, që disa parcela t’i jepen në shfrytëzim Leonorës, dosja e saj ka përfunduar në Prokurori, bën të ditur emisioni Express.

Hetimet janë në përfundim të fazës fillestare, ka njoftuar Prokuroria, ndërkaq Leonora ka thënë se nuk është në dijeni dhe nuk ka informacione në lidhje me këtë çështje.

“Jo jo nuk kam marrë naj telefonat, po kjo sigurisht është ajo çështja me të cilën është marr Ajnishai. Ajnishahja ka qenë ajo që i ka marr disa dokumente edhe i ka dergu në prokurori gjoja se me verifiku landën. Jojo s’kanë nis ende, po presim derisa komuna ta aprovon dhe ta jep lejën për ndërtim”, ka thënë ajo për KTV.

Gjithçka pati nisur në tetor të vitit të kaluar, kjo për shkak të një parcele në komunën e Skenderajt, të cilën këngëtarja e pati fituar në një ankand publik.