.
×

Leonora Jakupi flet për lidhjen e saj të dashurisë dhe martesën



Leonora Jakupi ka dy javë që është rikthyer skenës muzikore me një projekt të ri të titulluar “A m’ke harru”. Këngëtarja tregoi se edhe këtë verë do pushoj, dhe do rikthehet me koncerte që nga shtatori.

Ndonëse gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën private, kësaj radhe ka folur hapur për lidhjen e saj të dashurisë.

Këngëtarja e shumë hiteve u shpreh se është mjaft e lumtur me lidhjen që ajo po përjeton, por sa i përket ceremonisë martesore nuk është se e ka menduar se si do e bëjë.“Është e rëndësishme që jam shumë e lumtur, ndjehem shumë mirë, procedurat formale të martesës nuk i mendoj”, tha Leonora Jakupi në emisionin Mirage.