[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lëkundje e lehtë tërmeti në afërsi të Durrësit, ndjehet edhe në Tiranë



Lëkundje të lehta tërmeti u regjistruan para pak minutash në Shqipëri. Mësohet se fuqia ishte 3.1 ballë e shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 3 ballë të shkallës Merkali.

Shërbimi Europian Sizmik EMSC informon se lëkundja u regjistrua në orën 15.37 dhe kishte thellësi vetëm 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 28 km larg qytetit Durrës dhe 48 km në verilindje të Tiranës.

Lëkundja u ndje pjesërisht në këto dy rajone si dhe qytetet përreth tyre. Më herët sot në orën 12.35 u regjistrua një tërmet edhe te fqinji ynë Maqedoni, me magnitudë 3.3 ballë.

Menu Title