.
×

Lekaj i reagon Hahnit për taksën dhe vizat: Kosovën e mbytët me hipokrizi!



Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka reaguar Komisionierit për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i cili sot në Kosovë do të takohet me liderë shtetëror për taksën dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me këtë rast, Lekaj ka thënë që taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njeh Kosovën dhe Bashkimi Evropian të jap vizat. “Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni”, ka shkruar Lekaj në Fecbook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i tij: Kosovën e mbytët me hipokrizi! Është e vërtetë që jemi vendi më properëndimor në Evropë, e ndoshta në botë, por e vërteta tjetër e dhimbshme është se jemi më të margjinalizuarit në këtë pjesë të botës. Deri kur kështu, që disa zyrtarë, burokratë të pandreçshëm, të luajnë me ndjenjat dhe durimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj?!

S’duhet të ketë kompromis në të drejtën tonë për të patur sovranitet, integritet, për të levizur lirshëm e për të qenë të respektuar për vendimet që i marrim.

Taksa 100% të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja.
Zotëri Komisionar Hahn, me këto lajme do të ishte më mirë të vinit në Kosovën e pavarur, e jo për të bërë trysni.