[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lejohet mbajtja e dasmave dhe hapja e pishinave, por me këto kushte



Anulimi i mbajtjes së dasmave shkaktoi zemërim të madh tek biznesmenët e restoranteve dhe tek këngëtarët, madje ata organizuan një protestë në sheshin e kryeqytetit për të lejuar mbajtjen e tyre, duke se kjo ka pasur efekt.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend.

Krasniqi ka theksuar se numri i qytetarëve që frekuentojnë ato nuk mund të jetë më i madh se 50 persona.

“Kemi angazhuar inspektoriat shtesë dhe ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve do të merren masa ndëshkuese ndoshta deri tek mbyllja e pishinave. Më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve. E dimë që ndikon në ekonomi mirëpo kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve. Kërkojmë që krahas udhëzimeve të IKSHPK të sillen të gjithë qytetarët”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar se nga tash edhe mbajtja e dasmave është e lejueshme, vetëm se vlen rregulli i mos grumbullimit mbi 50 persona.

“Po është e lejuar, me rendësi martesat mos të ndalen”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Menu Title