.
×

Learta uron nënën dhe vjehrrën, por shikoni si e quan këtë të fundit (FOTO)



Martesa me djalin e këngëtares Shyhrete Behluli bëri që ajo të jetë një nga emrat kyç në mediat roze.

Learta Jakupi dhe Kushtrimi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë vitin e kaluar.

 

E nga kjo martesë çifti kanë dhe një djalë me emrin Matin. Ajo përmes postimeve që bën shpeshherë e ka treguar se është një nënë mjaft e përkushtuar. Gjithashtu raporti i saj me vjehrrën dhe kunatat gjithmonë është për tu pasur zili.

 

Sot, me rastin e festës së 8 marsit, ajo ka uruar nënën dhe vjehrrën e saj me një fotografi ku Learta shfaqet përkrah tyre.Ajo çfarë bën më të veçantë këtë urim është se ajo e quan nënë edhe Shyhrete Behlulin.“Dy Nëna, plot dashuri ❤️❤️ Urime ditën ndërkombëtare të gruas!” ka shkruar Learta./

Dy Nëna, plot dashuri ❤️❤️ Urime ditën ndërkombëtare të gruas!

A post shared by Learta Jakupi (@leartajakupi) on