[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK thotë se i ka 61 vota, thërret seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes



Botapress 8 Tetor – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seancë e jashtëzakonshme të hënën me pikën për projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Gashi ka thënë se në emër të 61 deputetëve nënshkrues ka bërë kërkesën për votim të projekt-ligjit të hënën.

“Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike”, ka thënë shefi i GP të LDK’së.

Sot ka dështuar pët të gjashtën herë votimi i projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasi në votim nuk kanë marrë pjesë opozita, VV dhe PDK.

Qeveria ka dështuar të sigurojë 61 vota në votimin e sotëm për këtë projekt-ligj, pasi pro kanë votuar vetëm 58 deputetë./

Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike.

Publiée par Arben Gashi sur Jeudi 8 octobre 2020

Menu Title