.
×

LDK-së ju kanë vërsulur të gjithë, por ajo po fuqizohet çdo ditë e më shumë



 

Botapress, 8 mars

Fenomeni LDK vërtetë është për tu studiuar mirë dhe gjithanshëm nga hulumtuesit e shkencor të teorive shoqëroro-politike e të sistemeve politike, nga profesionist që i përcjellin zhvillimet e partive politike, nga analistë politik e opinionistë të ndryshëm të zhvillimeve politike në shoqëri.

Për aq sa unë kam lexuar, nuk kam hasur në një parti politike që aq shumë dhe në mënyrë ta vazhdueshme të atakohet nga jashtë, nga partitë politike rivale, nga njerëz të shtyrë nga këto parti por të veshur në petkun e shoqërisë civile apo OJQ-ve, nga medie e gazetarë, analistë e opinionistë të porositur nga partitë rivale, si dhe nga njerëz përbrenda partisë, që me të madhe kanë punuar për hesape të partive rivale dhe të tjerëve.

Nuk dua me këtë rast t’i radhisë të gjitha përpjekjet gjigante që janë bërë për ta dëmtuar dhe shkatërruar LDK-në, që nga formimi i saj e deri sot, duke filluar nga përpjekja e Demaqit me kompani për ta marrë “kalanë nga brenda”, për të vazhduar më pastaj edhe më fuqishëm në periodën e pasluftës.

Të gjithë jemi dëshmitarë, se pothuaj nuk ka mbrëmje kur në studiot e televizioneve të ndryshme, apo nuk ka ditë në medie të ndryshme të çoroditura, të mos demonizohet LDK-ja. Sidomos përpjekjet për ta dëmtuar LDK-në janë përtej çdo mase të intensifikuara dhe koordinuara para zgjedhjeve, qofshin ato lokale apo nacionale.

Por çuditërisht, LDK-ja gjithmonë u bëri ballë këtyre sulmeve jonormale për shoqëritë që pretendojnë të jenë demokratike. Madje ajo shumë herë doli aq e fuqishme, sa që të gjithë rivalët dhe pse jo edhe kundërshtarët mbeteshin të stepur. Dorën në zemër, duhet pranuar se në disa raste ajo edhe u dëmtua, sidomos nga anëtarët e vet që punonin për hesape të të tjerëve, por që fatmirësisht LDK-ja tregoi fuqinë e saj duke u këndellur dhe duke u forcuar shumë shpejtë. Sikur partitë tjera në Kosovë të përjetonin këtë që ka përjetuar LDK-ja nga vërsuljet e egra joparimore dhe dashakeqëse, ato do të harroheshin qysh moti nga skena politike.

Po pse kjo nuk ndodhi me LDK-në, ka vetëm një arsye e ajo është se atë e themeloi dhe në krye të saj qëndroi deri në vdekje, njeriu më i madh që ka pas Kosova ndonjëherë, Dr. Ibrahim Rugova. Ai e organizoi dhe strukturoi siç është më së miri LDK-në. Ai i kultivoi brenda LDK-së vlerat më të mira, më humane, më demokratike dhe të tjera më përparimtare që mund t’i ketë një parti.

Pas disa problemeve që u shfaqën në vitet e fundit, sot LDK-ja është në rrugën e duhur për arritur nivelin që e kishte në kohën e Dr. Rugovës. Brenda LDK-së sot ka vlera të jashtëzakonshme, të rinj e të reja të ditur e të shkolluar, të guximshëm e të përkushtuar për të forcuar partinë dhe për ta quar aty ku e ka vendin, në drejtimin e shtetit, të cilin fatkeqësisht e kanë katandisur si mos më keq ata që sot po e drejtojnë.

Besoj fuqishëm, se me shmangien e disa figurave të konsumuara e jo të gatshme për vazhdimin e reformave brenda partisë dhe njëkohësisht duke hapur tutje rrugën e afirmimit të kuadrove të reja që fatmirësisht i ka me bollëk dhe nivel akademik të arsimimit, LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen shumë shpejtë, do të konfirmoj veten si partia më e madhe në vend.

Por, megjithëkëtë, për drejtuesit e LDK-së dhe anëtarësinë e gjerë, kam një porosi. E ajo është që të ruhen nga mikrobi i brendshëm dëmtimit, që ende është aktiv, sepse tashmë është e qartë se vërsuljet nga rivalët dhe kundërshtarët vetëm sa po forcojnë LDK-në.

Kur këtë e them, kam parasysh gjendjen në Degën e LDK-së në Mitrovicë dhe pak komuna të tjera të vendit. Në zgjedhjet e fundit, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës ishte një njeri i devotshëm i LDK-së, i cili u vlerësua lartë nga opinioni i gjerë dhe mediet, duke treguar aftësi për lidership dhe drejtim të komunës.

Por kjo nuk nodhi për shkak se atë e bojkotuan me të madhe dhe punuan haptas për interes të partive të tjera disa nga veprimtarët dhe drejtuesit e LDK-së. Ata tashmë dihen dhe anëtarësia e gjerë e LDK-së në Mitrovicë i njeh. Është mirë që strukturat e LDK-së në nivel dege dhe në nivel vendi, të merren me të tillët dhe të mos i lejojnë që edhe të tutje të vazhdojnë aktivitetin e tyre diversiv brenda degës së LDK-së./Botapress/Hysni Syla./