.
×

LDK reagon për rastin e punësimit të nipit të Bali Muharremaj si profesor



Botapress 9 Nëntor – Sot u raportuar për rastin e nepotizmit në Komunën e Suharekës ku kryretari Bali Muharremaj, ka punësuar nipin e tij si profesor në “Gjimnazin Jeta e Re”. E për këtë rast ka reaguar edhe dega e LDK-së në Suharekë, njofton Botapress.info. 

Dega e LDK-së e ka dënuar këtë shkelje pasi në pranim është shkelur kanidati me master dhe është zgjedhur profesor nipi i kryetarit i cili ka shkallën e bachelorit. Tutje ata kanë kërkuar nga qytetarët që rastet e tilla ti denoncojnë në institucionet përkatëse.

LEXO EDHE: Kryetari i Komunës së Suharekës punëson nipin e tij si profesor në gjimnazin e Suharekës

Njoftimi i plotë

Kryesia e degës së LDK-s në Therandë, ka mbajtur sot takimin e radhës ku ka diskutuar lidhur me disa aspekte organizative brenda partisë. Me këtë rast është kërkuar nga komisionet e formuara ditë me parë që të intensifikojnë punët me qëllim të evidentimit te shkeljeve procedurale dhe ligjore të qeverisë lokale për të cilat u tha se janë të shumëta. Komisioni për arsim ka sjellë informatën që ka të bënë me qasjen nepotiste të kryetarit te komunës, për sa i përket punësimeve në këtë fushë.

Rasti i fundit është punësimi i kusheririt të vet në gjimnaz duke shkelur konkursin ku nuk pranohet kandidati me master por ai me bacheller. Dega e LDK-s dënon këto shkelje dhe fton qytetarët që raste të tilla kur qeveria lokale shkelë të drejtat e tyre, ti denoncojnë në institucionet përkatëse.

Kryesia e degës së LDK-s në Therandë siguron elektoratin e vet se do të ket qëndrime konstruktive ndaj tyre në përcjelljen vigjilente në të gjitha rastet kur qeveria lokale shkele procedurat dhe ligjet për të shpërblyer militantet e partisë në pushtet, në kundërshtim me drejtësinë dhe interesin qytetar.