.
×

LDK: Kërkojmë zgjedhje të reja që këtë qeveri ta dërgojmë në shtëpi!



Botapress, 12 Tetor-Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e mbajtur për media ka treguar gjendjen aktuale të dobët të sektorit të shëndetësisë, shkruan Botapress.info

Deputeti Naser Rugova theksoi që qeveria në pushtet nuk ka ndonjë funksion ne detyrat që duhet t’i përmbushin për zhvillimin dhe ecurin e sektorëve dhe proceseve të ndryshme të vendit.Sipas tij ka nevojë imediate për reformë legjislative për ligjin në shëndetësi.

Vendi ka mungesë enorme dhe e medikamenteve në spitale dhe në QKUK, presione mbi personalitetin shëndetësor, emërtime politike që po degradojnë sistemin shëndetësor, shtoi më tutje Rugova.

Ndërsa deputeti Haxhi Avdyli theksoi që reforma në shëndetësi ka vdekur dhe shteti po merret me gjëra të vogla estetike të cilat janë larg asaj funskionales për të cilën duhet punuar shumë si përfaqësues të vendit, shkruan Botapress.info

Sipas Avdylit kjo qeveri ka mosdije dhe mosaftësi që të bëjë ndryshime substanciale sidomos në fushën e shëndetësisë.

“Në këto 13 muaj të kësaj qeverie nuk ka filluar asnjë projekt por po punohet në projekte minore apo kozmetike që nuk kanë rëndësi egzistenciale”, tha Avdyli.

Në emër të LDK-së të dy deputetët shprehën gaditshmërinë e partisë për të shkuar në zgjedhje të reja dhe qeveria aktuale të bie.

Përveç kësaj shprehën edhe kërkesë që prokuroria të hetoj rastet ku policët marrin pensione invalidore, sipas tyre kjo nuk është në përputhje me ligjin sepse policët duhet të jenë në gjendje të mirë vitale për të ushtruar funksionin e tyre mbrojtës, shkruan Botapress.info/BP/