.
×

LDK-ja në Ferizaj e akuzon PDK-në se po merr merita për projektet e saj



Botapress, 23 Janar – 160 projekte për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave të ndryshme në komunën e Ferizajt, janë nisur në kohën e qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu pretendojnë zyrtarë të kësaj partie në Ferizaj, që tani qeveriset nga PDK-ja. Por, sipas tyre, një pjesë të projekteve infrastrukturore që kanë qenë me afat 3-vjeçar, PDK-ja po i reklamon si projekte të veta, raporton KTV. Balton Dërguti, asamblist i LDK-së, thotë se PDK-ja përfundimin e disa rrugicave në fshatin Greme e Komogllavë, po ashtu i ka prezantuar si projekte të veta pa e përmendur asnjëherë faktin se asfaltimi i tyre, sipas tij, ka filluar në kohën e LDK-së. Por, akuzat e LDK-së i mohojnë në Komunën e Ferizajt. Drejtori i Infrastrukturës në këtë komunë thotë se të gjitha projektet janë të PDK-së, ndërsa i vetmi fakt këtu është se LDK-ja e ka zhytur në borxhe komunën. Bytyçi thotë se po të mos i ndihmonte Qeveria e Kosovës Ferizajt, vështirë se do të mund të niseshin edhe projektet më të voglat në këtë qytet.