.
×

LDK do zgjedhje, jo qeveri teknike



Deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka mohuar që kjo parti të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje për një qeveri të mundshme teknike.

Osmani pranon të ketë pasur bisedime për një çështje të tillë por ai vazhdon t’i qëndroj vendimit publik të LDK-së për zgjedhje të reja.“Ka pasur bisedime edhe më herët. Mendoj që është ende në nivel analistësh, nuk ka diçka konkrete”, tha Osmani në T7.

“Qëndrimet e LDK-së janë të qarta për dialogun. Qëndron kërkesa e vazhdueshme që të ketë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të kemi një qeveri kredibile”, tha ai.“LDK nuk është e kënaqur me këtë që po ndodh në arenën politike në Kosovë”, tha Osmani.